As ariu nuk e ndaloi që të bënte një foto
Rrezikon të bëjë foton edhe pse ariu shfaqet para saj.
Fun
Pasioni ndaj fotografisë mund të na vë shpesh në situate të rrezikshme. Një nga rastet është një grua në Montana, që për pak u sulmua nga një ari teksa po bënte fotografi, transmeton telegrafi.
Gruaja qëndron vetëm disa metra larg nga ariu i cili po shikonte drejt saj. Ajo ishte me familje dhe miqtë por në momentin e shfaqjes së ariut ajo ishte e vetme.
“Unë isha shumë i frikësuar, fillova të bërtisja mirëpo ajo nuk më dëgjonte, ndoshta pse isha shumë larg saj dhe ajo ishte shumë e fokusuar në fotografitë që i bënte”, tha Curtice, një nga personat që ishte me tëj. Për fat të mirë ngjarja përfundoi pa asnjë incident.
