Artikutj e konsumit u shtrenjtuan për 6.7% në dhjetor krahasuar me peridhën e njëjtë të 2020-ës

Në muajin e festave të fundvitit, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5 për qind më i lartë se muaji paraprak dhe 6.7 për qind më i lartë se dhjetori i vitit 2020.

Lajme

11/01/2022 14:35

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2021 në Kosovë regjistrohet normë mesatare e inflacioni 3.4 për qind më i lartë se në vitin 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.5% në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin paraprak, muajin nëntor.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 0.9 për qind, mish 1.1 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore 2.4 për qind, perime 4.2 për qind, kafe, çaj dhe kakao 2.0 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.0 për qind, duhan 2.9 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 2.1 për qind, blerje e automjeteve 0.5 për qind, shërbime hoteliere 1.5 për qind, kujdes personal 1.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.

Rënia e çmimeve në pemë, veshje e karburant, kontribuuan në neutrazilim të çmimeve aty ku pati rritje

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.7%); veshje (-1.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-2.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.”, thuhet në njoftim.

ASK tregon se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 6.7 për qind në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2020.

Me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 14.4 për qind, mish 6.2 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 6.8 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore 32.7 për qind, perime 11.5 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 9.4 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj., 5.4 për qind, kafe, çaj dhe kakao 10.7 për qind,; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 2.3 për qind, pije alkoolike 3.2 për qind, duhan 5.8 për qind, këpucë 3.4 për qind, gaz 21.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 13.3 për qind, mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 2.8 për qind, pajisje shtëpiake 5.6 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 4.3 për qind, produkte farmaceutike 3.3 për qind, blerje e automjeteve 5.6 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 4.8 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 28.1 për qind, mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 5.7 për qind, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 9.9 për qind, pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative 2.9 për qind, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare 2.4 për qind, gazeta, libra dhe materiale për zyre 1.9 për qind, shërbime hoteliere 6.5 për qind, kujdes personal 3.1 për qind, gjërat personale 1.9 për qind, shërbime financiare 6.0 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë -3.5 për qind, me një ndikim prej -0.1 për qind në IHÇK.

Në vitin 2021, Kosova regjistroi mesatarisht 3.4% inflacion

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2021 ishte 3.4 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2021 ishte më i lartë, në një mesatare prej 3.4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Sipas ASK-së, ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 4.3 për qind,  mish 1.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 3.8 për qind, vajra dhe yndyra 22.9 për qind, perime 4.1 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira 2.2 për qind, kafe, çaj dhe kakao 2.4 për qind, ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 0.9 për qind, pije alkoolike 2.7 për qind,  duhan 3.7 për qind, gaz 8.7 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 5.9 për qind, mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 1.4 për qind, pajisje shtëpiake 3.1 për qind, produkte farmaceutike 2.3 për qind, blerje e automjeteve 1.3 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 1.7 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 17.6 për qind, mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 5.3 për qind,  shërbime të tjera lidhur me pajisjet personale të transportit 4.1 për qind, shërbime për transport 2.0 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit 18.4 për qind, pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative 2.7 për qind, pushime të organizuara 4.3 për qind, shërbime hoteliere 1.8 për qind, kujdes personal 1.5 për qind, shërbime financiare 4.7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.7 për qind në IHÇK.

Ku pati rënie të çmimeve

“Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-9.3%); energji elektrike (-4.3%) (për arsye se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 cent për 1këh më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), me një ndikim të përbashkët prej (-0.3 për qind) në IHÇK.”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Lajmi.net/