Arthur drejt Arsenalit, Juventus synon ta zëvendësojë me Zakarian

Juventus dëshiron të sigurojë zëvendësuesin e mesfushorit Arthur Melo para se ta lejojnë t'i bashkohet Arsenalit dhe janë gati të rivalizojnë Manchester Untiedin për Denis Zakaria.

Sport

18/01/2022 12:32

“Topçinjtë” kërkojnë mesfushorë pasi Thomas Partey ndodhet te Gana duke luajtur te Kupa e Afrikës, derisa lejuan kalimin e Ainsley Maitland-Niles te Roma, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Juves, Arthur që ishte titullar në katër ndeshje në Seria A këtë edicion, shihet si lojtari më i preferuar i skuadrës së Mikel Artetas.

Por, Juventus e lejon largimin e brazilianit, vetëm nëse në fillim gjejnë një zëvendësues për skuadër.

Sipas “Sky Italia”, Juventus është duke shikuar situatën e ‘rebelit’ të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Zviceranit i skadon kontrata në verë dhe ka refuzuar rinovimin, me klubin gjerman që është i hapur që ta shesë për 6 milionë euro.

Juventus tani shihet si favorit për Zakaria edhe pse “Zonja e Vjetër” do kërkojë që Arsenal ta bëjë obligimin e blerjes për Arthur që të realizohen marrëveshjet./Lajmi.net/