Arteta vazhdon të dështojë me Arsenalin, eliminohet nga një kupë tjetër

Southampton pas fitores 1-0 ndaj Arsenalit, arriti që ta eliminojë nga kupa e FA Cup pikërisht kampionin aktual të kësaj gare

Sport

23/01/2021 15:15

Arsenali ndërpret formën e saj pozitive me gjashtë ndeshje pa humbje, eliminohet nga FA Cup., shkruan lajmi.net.

Gunners patën shumë pak raste në këtë ndeshje dhe si rezultat i kësaj nuk arritën që të shënonin.

Në anën tjetër, Southampton fituan ndeshjen pas një autogoli të shënuar nga qendërmbrojtësi Gabriel.

Ky nuk do të jetë takimi i fundit mes këtyre dy klubeve, ku pas tre dite do të luajnë ndeshjen të vlefshme për Premierligë./Lajmi.net/