Arteta pasi e eliminoi Realin: Njëra prej netëve më të mira në karrierë
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka analizuar fitoren ndaj Real Madridit, e cila ia mundësoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Gunners” fituan mbrëmë me rezultat 2:1 midis “Santiago Bernabeut” duke e kompletuar kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm, 5:1. “Është njëra prej netët më të mira në karrierën time futbollistike. Kemi luajtur…

Sport
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka analizuar fitoren ndaj Real Madridit, e cila ia mundësoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Gunners” fituan mbrëmë me rezultat 2:1 midis “Santiago Bernabeut” duke e kompletuar kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm, 5:1.
“Është njëra prej netët më të mira në karrierën time futbollistike. Kemi luajtur kundër një skuadre me një histori madhështore. Ishte një pikë inspirimi për të gjithë ne në këtë kompeticion. Të arrish ta fitosh lojën në mënyrën se si e bëmë ne, mendoj se duhet të jemi mjaft krenarë me veten”, deklaroi trajneri spanjoll për “TNT Sports” pas lojës.
“Është mjaft e vështirë. Pas 2-3 minutësh e kupton se në këtë stadium mund të ndodh gjithçka. Fatmirësisht shumë gjëra shkuan në favorin tonë. Në përgjithësi e bëmë atë që është dashur ta bënim për ta fituar lojën. Historia e jonë në këtë kompeticion është e shkurtër. Është hera e tretë në historinë tonë që e bëjmë atë që e kemi bërë tashmë dhe duhet të rinisim gjithçka prej këtu”, nënvizoi tutje Arteta.
Ai foli edhe për përballjen gjysmëfinale me Paris Saint-Germainin, përmes së cilës “Topçinjtë” synojnë ta arrijnë finalen e madhe.
“E pash ndeshjen të martën mbrëma, ishte një lojë e çmendur. E njoh mjaft mirë trajnerin (Luis Enriquen), por ta shijojmë njëherë këtë natë. Tash ata janë një skuadër ndryshe dhe po shijojnë momente të jashtëzakonshme”, përfundoi Arteta.