Arteta: McArthur duhej të ndëshkohej me të kuq

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i zemëruar me vendimin e arbitrit për kartonin e verdhë të James McArthur te Bukayo Saka.

Sport

19/10/2021 08:29

Mesfushori i Palace u ndëshkua me të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme te Saka dhe Arteta ka mbetur i palumtur, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll tregoi se Saka nuk mund të vazhdonte dhe që nuk e di si McArthur mbeti në fushë.

“Situata nuk u ndikua nga ajo, por duhet të largohej nga fusha. Nuk është e drejtë. Duhet të vendosësh drejtë, është e qartë dhe direkt dhe ata duhet të luanin me 10 lojtarë”.

“Bukayo nuk mund të vazhdonte, duhet të largonim në pjesën e parë. E pashë aksionin dhe nuk mund të besoj si lojtari qëndroi në fushë”.

“Nuk e kuptoi. Çfarë na u shpjegua në fillimin e sezonit dhe çfarë ndodhi sonte, nuk ka kuptim”, deklaroi ai.

Arsenal fitoi vetëm një pikë ndaj Crystal Palace, falë Alexandre Lacazette që shënoi në fundin e takimit./Lajmi.net/