Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

Bernd Leno mund të ishte figura tragjike e ndeshjes Rapid Vienna – Arsenal.

Sport

22/10/2020 21:31

Rapidi kalonte në epërsi në këtë takim pas një gabimi të rëndë të Leno, i cili gaboi në pasim.

Kritikat ishin të shumta për të, por trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka shpjeguar disa gjëra, duke qenë kështu në mbrojtje të portierit gjerman.

“Është pjesë e lojës sonë. Duhet të kuptojmë kur mund ta bëjmë atë dhe kur duhet ta dërgojmë topin në tribuna”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.

“Për ta vënë re këtë gjë është shumë më e lehtë nga jashtë fushës, sesa nga brenda saj”, shtoi spanjolli.

David Luiz dhe Pierre Emerick Aubameyang me golat e tyre kanë bërë që gabimi i Leno të mos ishte fatal. /Lajmi.net/