Arteta do përforcime në mbrojtje, Arsenal në ‘sulm’ për yllin që po shkëlqen në La Liga

Arsenal ka shprehur interesim për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Dani Vivian.

Sport

06/10/2021 11:25

Trajneri Mikel Arteta dëshiron përforcime në mbrojtje, ngase “Topçinjtë” kanë pranuar 10 gola në shtatë ndeshje këtë sezon të Premierligës, transmeton lajmi.net.

Vivian është ndër lojtarët që ka vëmendje këtë edicion me Bilbaon, skuadër që ka humbur vetëm një ndeshje nga tetë të zhvilluar.

Sipas Fichajes, Arsenal është duke e vëzhguar nga afër spajollin.

Vivian ka klauzolë lirimi me vlerë 40 milionë euro dhe klubi londinez nuk do ta kishte problem ta paguante.

Ndërkohë, edhe vetë futbollisti do ishte i hapur për kalimin në “Emirates”, por nuk dihet nëse Bilbao do pranon shitjen këtë afat kalimtar dimëror./Lajmi.net/