Art House sjell shërbimin Managed Print Services të Xerox (Video)

Art House dhe Xerox organizuan të mërkurën ngjarjen më të madhe rreth Managed Print Services (MPS) për ndërmarjet publike dhe private.

Auto & Tek

11/03/2015 11:59

Art House në bashkëpunim me prodhuesin lider të paisjeve për printim Xerox organizuan prezantimin për Managed Print Services (MPS) ku shpalosen detaje rreth shërbimit, implementimit dhe përfitimet të cilat ndërmarjet publike dhe private do të mund t’i kenë nga MPS.

Managed Print Services MPS (shqip: Shërbimet e Menaxhuara te Printimit) është shërbim të cilin Art House e ka plasuar në tregun kosovar që nga viti 2007 dhe është në shërbim të disa institucioneve në Kosovë.

Sipas Art House, shërbimi i MPS është njëra ndër shërbimet që duhet të ketë transmetim të duhur për të gjithë vendimarrësit të cilët janë të interesuar për ulje të shpenzimeve, rritje të produktivitetit, siguri të lartë të të dhënave, ndikim të ulët në mjedis dhe shumë benefite të tjera.

Me këtë rast u prezantuan shumë teknika rreth implementimit të MPS, benefitet që ky shërbim ofron, si dhe përparësitë e implementimit të shërbimit të tillë. Po ashtu u bënë edhe demonstrime të drejtëpërdrejta të pajisjeve, sistemit të identifikimit, qasjes ndaj sigurisë së të dhënave, raportimeve dhe shumë karakteristikave tjera.

Art House është kompani lidere në shërbimin MPS ku së bashku me Xerox demonstruan edhe njëherë qëndrimin e tyre në këtë lëmi.

YouTube player