“Arsyetimi” i BE-së për bllokadën në dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi sot se në një situatë të përhapjes në rritje të koronavirusit, takimet e ardhshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale belge të vendosura për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Lajme

26/10/2020 19:30

Ai këto komente i bëri për Tanjug, pasi Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së njoftoi sot se takimet fizike të punës në Bruksel do të ulen në “minimumin absolutisht të nevojshëm” për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Ai po ashtu tha se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Prishtinës do të zyrtarizohet kur të dakordohen agjendat dhe kushtet e takimit.

Ndryshe, BE-ja nuk ka ende një datë të saktë se kur do të vazhdojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Dialogu u bllokua për shkak të Asociacionit të komunave serbe. /Lajmi.net/