Arsyet se pse lidhja juaj e re mund të përfundojë si ajo e kaluara

Kur largohemi nga një lidhje me përvojë më të keqe emocionale, i premtojmë vetës që lidhja jonë e re nuk do të jetë e njëjtë.

Fun

09/10/2019 14:52

Premtojmë vetës që do të ketë më pak argumente dhe do të promovojmë më shumë kënaqësi. Por, ne nuk ju rekomandojmë që t’ia besoni vetës ketë.

Në një hulumtim të ri, studiuesit kanë gjetur se ndarja nga partneri, për të filluar më vonë një lidhje të re nuk  nënkupton domosdoshmërisht se lidhja juaj do të jetë më e mirë- ju në fakt keni më shumë gjasa të përfundoni në të njëjtën pikë ku keni qenë më ish të dashurinë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Në një hulumtim të mbajtur në Universitetin e Alberta, ka treguar se në fakt nuk ka rëndësi se kush është partneri. Në çdo gjendje, lidhja juaj mund të rregullohet.

Për të i zbuluar këto ndryshime, kur njerëzit kalojnë nga një romancë në tjetrën, studiuesit analizuan të dhëna nga 554 pjesëmarrës.

Ata ekzaminuan aspekte të ndryshme të lidhjes si kënaqësia ose aftësia për tu hapur me partnerin, në 4 periudha të ndryshme kohore: një vit para se lidhja e tyre të mbaron, viti i fundit i lidhjes së tyre të parë dhe një vit më pas.

Ajo se çfarë kanë gjetur, është se njerëzit nuk mësojnë nga gabimet e mëparshme. Nëse kanë pasur shumë emocione negative në të kaluarën me shumë gjasa do i sjellin edhe në lidhjen e ardhshme. Sepse, në fakt ka shumë rëndësi se kush jeni dhe problemet e juaja personale ndikojnë në lidhjen tuaj të re.

Kështu që, esenca e kësaj është se ndarjet nuk do ua sjellin njeriun perfekt. /Lajmi.net/