Arsyet pse duhet te besuar dhe pse jo te Barcelona në këtë “El Clasico”

Barcelona këtë vikend do zhvillojë përballjen ndaj rivalit Real Madrid në "Camp Nou".

Sport

21/10/2021 08:55

Katalunasit fituan dje ndaj Dynamo Kiev, por zhvillon ndeshje jo në nivel shumë të lartë, transmeton lajmi.net.

Koeman në konferencë për shtyp tha se është i kënaqur me skuadrën, derisa këtë të dielë do jetë ndeshje tjetër.

Arsyet pse duhet besuar te Barcelona në “El Clasico”

Rezultatet pozitive

Skuadra vjen nga dy fitore radhazi, por ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e të dielës. Çdo gjë mund të ndodhi në Clasico, por Barcelona mund të ishte më keq nëse do barazonte me Dynamo Kiev.

Një humbje ose barazim në Ligën e Kampionëve do e vendoste moralin e skuadrës në ‘tokë’.

Ansu Fati, i rikthyer

Shpresa më e madhe e katalunasve që nga largimi i Leo Messit është Ansu Fati. Është e vërtet që djali është vetëm 18-vjeç dhe vjen nga lëndimi, por ka kualitet të lartë.

Është në gjendje të bëjë ndryshimin në ndeshje dhe në këtë “El Clasico” emri i spanjollit mund të bëhet më i madh.

Rikthime të tjera për Koeman

Pos Ansu Fatit, trajneri i Barcelonës mund të besojë edhe te Kun Aguero. Argjentinasi zhvilloi vetëm 15 minuta ndaj Dinamo Kiev, por është vështirë që t’i premtohet pozita e titullarit. Gjithashtu është edhe Philippe Coutinho që ka nisur të rigjejë formën.

Niveli më i lartë i Jordi Alba

Mbrojtësi është rikthyer në një ‘bishë’ të vërtet. Alba ka qenë një ndër më të mirët te Barcelona. Në ndeshjen e djeshme, goli i Pique erdhi falë harkimit të bukur të spanjollit.

Faktori befasues

Në letër, Barcelona nuk është favorit për të fituar Clasicon edhe pse zhvillohet “Camp Nou”. Kjo i përshtatet më së miri Koeman. Pra, disa lojtarë të rinj si Gavi ose Ansu mund të befasojnë Realin nga disa pozita.

Arsyet pse nuk duhet të këtë shumë besim te Barcelona në këtë “El Clasico

Ana defensive

Koeman ka folur për problemet e shënimit të golave, por nuk duhet të ‘harrojnë’ problemet defensive. Është shumë e lehtë të krijosh aksione ndaj Barcelonës.

Disa herë edhe vetë lojtarët katalunas e komplikojnë situatën. Mbrojtja është gjithmonë problem, sidomos nga një top skuadër që ka një sulm të frikshëm.

Qendra e mesfushës

Mesfusha e Real Madridit është më e mirë se e Barcelonës. Kjo ndoshta do jetë çelësi në këtë takim. Në fakt, nuk do ishte befasi nëse Koeman bën diçka më ndryshe se zakonisht për të fituar ndeshjen.

Mungesat

Barcelona nuk mund të mbështetet te disa nga top yjet kryesorë. Pedri mungon, Aruajo dhe Dembele gjithashtu.

Disa lojtarë larg formës më të mirë

Në fakt, ka disa futbollistë te Barcelona që janë shumë larg versionit më të mirë. Për të dhënë shembull në top formë për momentin janë vetëm Ter Stegen, Busquets, De Jong dhe Depay. E tërë skuadra e Real Madridit për momentin është në shumë formë të mirë.

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Camp Nou” dhe nis në ora 16:15./Lajmi.net/