Arsyeja pse Buffon refuzoi shiritin e kapitenit dhe zgjodhi numrin 77 te Juventus
Gianluigi Buffon, i cili qëndroi vetëm një sezon në Paris te PSG, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Juventusin, duke realizuar një nga rikthimet më emocionuese që ka parë futbolli viteve të fundit.
Sport
41 vjeçari, ka kaluar 17 vite të suksesshme te Juventus, para se të transferohej te PSG verën e kaluar.
Buffon ka pranuar që të jetë zëvendësuesi i portierit polak, Wojciech Szczesny te Juventus.
Në prezantimin e tij, Buffon tregoi se tani te Juventus do të vesh fanellën me numër 77, siç ka bërë te Parma.
“Unë dua të falënderoj Szczesny dhe Chielinin, i cili më propozoi mua fanellën me numër 1 dhe tjetri shiritin e kapitenit. Unë nuk jam këtu për të marrë, unë jam këtu për të dhënë kontributin tim,siç kam bërë gjithmonë në karrierën time”, ka deklaruar Buffon./Lajmi.net/