Arsyeja kryesore pse femrat tradhtojnë

Sigurisht se një martesë në të cilën njëri partner tradhton është martesë që pothuajse ka dështuar, apo jo? Një hulumtim i ri i paraqitur në American Sexological Association sugjeron se shumica e partnerëve janë të lumtur në martesë – por shikojnë gjithmonë për një aferë.

Lifestyle

22/09/2015 16:23

Shumica e partnerëve janë të lumtur në martesën e tyre, por gjithashtu janë në kërkim të një afere, gjeti studimi mbi 100 gra të moshës 35 dhe 45 vjeçare.

Por, cila ishte pjesa më interesante e këtij studimi? Asnjëra nga gratë nuk ishte e interesuar për divorc – edhe pse kishte aferë me dikë tjetër. 67% prej tyre tradhtonin për arsye se ato dëshironin më shumë ‘pasion romantik’, transmeton lajmi.net.

Përderisa të gjithë themi se problemet në martesë çojnë deri tek tradhtia, hulumtuesit thonë se nuk është vetëm për këtë. Gjetja e tyre thotë se edhe nëse në martesë gjërat janë mirë, njëri nga partnerët mund të bëhet më i mërzitshëm seksualisht.

Dhe përderisa nuk jeni seksualisht aktiv në jetën tuaj martesore, padyshim që partneri do të gjejë mënyra të tjera për t’u kënaqur. Shumica e çifteve – edhe ato të cilat janë thellësisht të dashuruar, nuk dinë se si të kënaqen me seksin, thotë Jenni Skyler, një terapist për marrëdhënie dhe seks në Institutin e Intimitetit Boulder në Kolorado, SHBA.

Kështu, nëse ju dhe partneri juaj po keni pak vështirësi rreth aktivizimit seksual por që të dy dëshironi më shumë në shtrat, atëherë ekspertët thonë se duhet të ‘zgjoheni’ seksualisht duke bërë lojëra seksuale në shtrat.

Kjo mund të ju ndihmojë që të rehatoheni më shumë dhe të mësoni se çfarë ju ndezë dhe çfarë jo. Zhvishni rrobat, bëni seks, bëni biseda duke qenë të zhveshur dhe argëtohuni duke bërë diçka seksi së bashku.