Arsyeja e çuditshme përse kësaj gruaje nuk po i ndalen gjinjtë së rrituri

Një grua ka mbetur e palëvizshme për shkak të një gjendjeje misterioze shëndetësore, e cila i shkakton asaj rritjen e gjinjve në mënyrë të pakontrolluar.

Fun

19/06/2019 20:00

Lam Phrai Si Nuan, nga Tajlanda, vuan nga dhimbja e qafës, shpatullave dhe ajo e shpinës si pasojë, transmeton lajmi.net.

Mediat lokale pohuan se 46-vjeçarja detyrohet të lidhë pas qafës një leckë, që të mbështesë gjinjtë e saj.

Lam Phrai, pretendon se mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta diagnostikojnë ose trajtojnë atë.

Por mjekët në spitalin Phutthachinarat kanë përjashtuar mundësinë për tumor, raporton Phitsanulok News.

Gruaja tani është duke i bërë thirrje publikut për mbështetje financiare, sipas medieve lokale. /Lajmi.net/