Arsenali po mendon ta marrë Tielemansin me parametra zero në verën e ardhshme
Arsenali është i interesuar që ta transferojë mesfushorin Youri Tielemans. Londinezët e shohin lojtarin si një përforcim të denjë për këtë repart, por për ta afruar atë në “Emirates Stadium”, po mendojnë që të presin deri në verën e ardhshme. Belgu ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 dhe pikërisht kjo është arsyeja pse…

Sport
Arsenali është i interesuar që ta transferojë mesfushorin Youri Tielemans.
Londinezët e shohin lojtarin si një përforcim të denjë për këtë repart, por për ta afruar atë në “Emirates Stadium”, po mendojnë që të presin deri në verën e ardhshme.
Belgu ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 dhe pikërisht kjo është arsyeja pse “topçinjtë” po hezitojnë të paguajnë shuma të majme për të, transmeton lajmi.net.
Football London raporton se lojtari nuk do të tentohet në verën e këtij viti, për vetë faktin e çmimit të lartë të tij.
Mesfushori kohë më parë e arriti një marrëveshje transferimi me klubin, por procesi stagnoi dhe nuk u gjet zgjidhje. /Lajmi.net/