Arsenali në bisedime me Pepen për rinovimin e kontratës

Arsenali po bisedon me sulmuesin anësor, Nicolas Pepe, për rinovimin e kontratës.

Sport

28/04/2022 15:31

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë edhe dy vite me “The Gunners”, por ende nuk është vendosur nëse do të vazhdohet edhe më tutje një bashkëpunim i tillë.

Anësori, që prej ardhjes së tij në Londër, pati ulje-ngritje në formën e tij, duke mos arritur asnjëherë të fitojë një vend titullari, transmeton lajmi.net.

Brenda këtij sezoni me “topçinjtë” ai ka shënuar një gol dhe një asist në 17 ndeshje në Premier League.

Futbollisti u transferua nga Lille për shifrën rekodre prej 72 milionë euro, porse nuk e ka arsyetuar deri më tani këtë vlerë. /Lajmi.net/