Arsenali konfirmon mungesën e Partey dhe Tierney ndaj Leeds

Arsenali ka njoftuar për situatën momentale që ndodhen Kieran Tierney dhe Thomas Partey.

Sport

11/02/2021 15:59

Dy lojtarët ende nuk janë shëruar nga lëndimi, andaj nuk janë të gatshëm për ndeshjen e radhës, përcjellë lajmi.net.

“Thomas pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas dhe do mungojë kundër Leeds United”.

“Kieran është duke u shëruar nga lëndimi në këmbë dhe synon të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme”, shkroi klubi në komunikatë.

Por, lajm i mirë për Arsenalin është rikthimi i dyshes David Luiz dhe Bernd Leno që ishin të suspenduar shkaku i kartonit të kuq./Lajmi.net/