Arsenali interesohet për Gabriel Jesus

Skuadra e Arsenalit ka shfaqur interesimin për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sport

23/04/2022 09:41

“Topçinjtë” po planifikojnë ta përforcojnë majën e sulmit, me brazilianin në krye të dëshirave të londinezëve.

Sipas asaj që bën të ditur David Ornstein, nëse nuk mbërrihet te 25-vjeçari, do të synohet sulmuesi i Everton, Dominic Calvert Lewin, transmeton lajmi.net.

Ndonëse diskutimet në mes të Edu dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë filluar, ende nuk ka negociata në nivel klubesh.

Arsenali gjatë këtij sezoni e ka vuajtur jo pak performancën e dobët, në shënimin e golave, të Alexandre Lacazette, i cili, përkundër impaktit të madh në ndeshje, vështirë po e gjen rrugën e tundjes së rrjetës. /Lajmi.net/