Arsenali i vendos çmimin Nicolas Pepe
Ekipi londinez, Arsenal ka vendosur çmimin 25 milionë funte për Nicolas Pepe.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/04/skysports-nicolas-pepe-pepe_5168423.jpg)
Sport
Pepe u transferua drejt ‘Emirates Stadium’ nga Lille në vitin 2019, për 72 milionë euro.
Sipas ‘Calciomercato’, Arsenali ka vendosur çmimin për nënshkrimin rekord të klubit, 25 milionë funte do duhet të paguajë ekipi që e do në radhët e veta lojtarin, përcjell lajmi.net.
Francezi ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, por mund të largohet pasi nuk po e gjen vetën në formacionin startues të Mikel Artetas.
Ai ka vetëm 15 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë dhe ka shënuar një gol e ka dhuruar një asistim./Lajmi.net/