Arsenali i shkon Burnleyt në xhiron e pestë të Premier ligës, formacionet zyrtare

Sot do të fillojë xhiroja e pestë e ligës angleze.

Sport

18/09/2021 15:10

Arsenalin e pret një përballje aspak e lehtë si mysafirë i Burnleyt sot nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat nuk janë aspak në formë të mirë pasi gjenden në fundin e tabelës dhe kërkojnë pikët maksimale që të këndellen.

‘Topçinjtë’ të motivuar pas fitores me Norwichin synojnë të marrin një tjetër fitore sot.

Formacioni i Burnleyt: Pope; Lowton, Mee, Tarkowski, Taylor; Gudmundsson, Westwood, Brownhill, McNeil; Wood, Barnes.

Formacioni i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey; Saka, Odegaard, Smith-Rowe, Pépé; Aubameyang /Lajmi.net/