Arsenali dominon Brentfordin për tri pikët – Chelsea fiton ndaj Crystal Palace

Skuadra e Arsenal ka marrë tri pikë të reja në Premier League, derisa Chelsea doli me fitore ndaj Crystal Palace.

Sport

19/02/2022 17:57

‘Gunners’ kanë dominuar skuadrën e Brentford për të fituar tri pikët, në një ndeshje të fituar 2:1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë në ndeshjen e Arsenal përfundoi pa gola, përkundër dominimit të skuadrës së Arteta.

Në pjesën e dytë, Emil Smith-Rowe zhbllokoi rezultatin në 1:0, kur luhej minuta e 48’ e takimit.

Fitoren e Arsenal e siguroi Bukayo Saka, në minutën e 80’ të takimit, kurse rezultati final u vulos në minutën e 95′ me golin e Norgaard për 2:1.

Në anën tjetër, Chelsea ka marrë fitore minimale 0:1, duke shënuar një gol të vonshëm ndaj Crystal Palace.

‘Blutë’ gjenin golin fillimisht në minutën e 75’, por këtë gol e anuloi teknologjia VAR, për pozitë jashtë loje. Skuadra e Tuchel nuk u dorëzua deri në fund dhe gjeti golin e fitores me anë të Hakim Ziyech në minutën e 89′.

Arsenal me fitoren sot shkon në kuotën e 42 pikëve për pozitën e gjashtë (tri ndeshje më pak sesa West Ham), kurse Brentford mbetet me 24 pikë.

Chelsea ndërkaq numëron pikët e 50-a, kurse Crystal Palace mbesin me 26 pikë. /Lajmi.net/