Arsenali, Chelsea dhe Tottenham në garë të ngushtë për Bremerin

Tre gjigantët anglezë janë në garë për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Sport

29/06/2022 17:16

Bremer është një lojtar tejet i kërkuar këtë merkato.

Forma e tij e mirë gjatë sezonit që lamë pas në Seria A ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim.

Sipas ‘90min’, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham janë në garë të ngushtë për brazilianin, transmeton lajmi.net.

Interi dhe Juventusi gjithashtu kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por asnjëra palë nuk është e gatshme të përmbushë çmimin e tij prej 50 milionë eurosh.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit./Lajmi.net/