Arsenal – Watford, formacionet e mundshme – statistika

Arsenali do të luajë ndaj skuadrës së Watfordin në duelin e xhiros së 11-të në Premier Ligë.

Sport

07/11/2021 09:47

“Gunners” janë në një ecuri prej nëntë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, duke i fituar shtatë dhe barazuar dy teksa pozicionohen në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë të mbledhura.

Të rejat nga lëndimet: 

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe trajneri Mikel Arteta shpreson që skocezi të jetë i disponueshëm.

Mungesa e vetme e konfirmuar nga Arteta, është mesfushori Granit Xhaka i cili sidoqoftë ka bërë progres këtë javë pasi është rikthyer në stërvitje individualisht në vrapim.

Mbrojtësit e Watfordit, Franciso Sierralta dhe Kiko Femenia kanë rifilluar stërvitjen pas problemeve përkatëse në kofshë dhe ijë dhe mund të kthehen në garë.

Sulmuesi Emmanuel Dennis është i disponueshëm pas vuajtjes së dënimit me një ndeshje.

Ken Sema dhe 18-vjeçari Kwadwo Baah janë jashtë fushës pasi pësuan lëndime gjatë javës, ndërsa Christian Kabasele dhe Peter Etebo mbeten jashtë fushës.

Kokë-më-kokë: 

  • Arsenali ka fituar 11 nga 14 takimet e Premier Ligës ndaj Watford (1 barazim, 2 humbje).
  • Watford ishte fitues 2-1 në Emirates Stadium në Janar 2017, por ka humbur gjashtë ndeshjet e tjera të Premier Ligës si mysafir ndaj “Gunners”.

Arsenal: 

  • Arsenali është i pamposhtur në nëntë ndeshje të ligës dhe kupës (7 fitore, 2 barazime), një më pak se seria e tyre më e gjatë e pamposhtur nën drejtimin e Mikel Artetës, e vendosur midis janarit dhe shkurtit 2020.
  • Kjo do të jetë ndeshja e tyre e 100-të në ligë dhe kupë nën drejtimin e Artetës, ndërsa ata janë një më pak se 100 gola në Premier Ligë gjatë mandatit të tij.
  • “Topçinjtë” kanë shënuar 75% të golave të tyre në ligë këtë sezon para pjesës së parë (nëntë nga 12).
  • Skuadra e Artetës ka fituar 17 pikë që nga fillimi i shtatorit, totali i dytë më i lartë në Premier Ligë pas 18 pikëve të Chelseat.
  • Ata janë të pamposhtur në 31 ndeshjet e tyre të fundit të ligës në shtëpi kundër kundërshtarëve të sapo promovuar (26 fitore, 5 barazime), megjithëse ndeshja e së dielës bie në 11 vjetorin e humbjes së tyre të fundit të tillë – kundër Newcastle.
  • Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar gjashtë gola në pesë paraqitje në Premier Ligë kundër Watford.

Watford: 

  • Watford ka dështuar të shënojë në gjashtë humbjet e ligës këtë sezon, por ka arritur 12 gola në katër ndeshjet e tjera (3 fitore, 1 barazim).
  • ‘Hornets’ po konkurrojnë për të fituar ndeshjet jashtë fushe radhazi në Premier Ligë për herë të parë që nga një seri prej tre fitoresh midis gushtit dhe shtatorit 2017.
  • Pesë fitoret e tyre të fundit jashtë fushe në divizion kanë ardhur nën drejtimin e trajnerëve të ndryshëm: Javier Gracia, Quique Sanches Flores, Nigel Pearson, Xisco Munoz dhe Claudio Ranieri.
  • Ata kanë kaluar 20 ndeshje radhazi në ligën e parë pa një portë të pastër, duke barazuar një rekord klubi.
  • Nëse zgjidhet, Danny Rose do të bëjë paraqitjen e tij të 200-të në Premier Ligë – ai shënoi në debutimin e tij kundër Arsenalit për Tottenham në 2010.

Parashikimi i ndeshjes: 2-0

/Lajmi.net