Arsenal vazhdon të jetë i interesuar për Neton

Befasia te Barcelona, është që portieri Neto do jetë titullar në ndeshjen hapëse ndaj Real Sociedadit.

Sport

12/08/2021 23:41

Neto momentalisht është kryesori në portën e katalunasve, pasi Marc Andre ter Stegen vazhdon të jetë duke u shëruar nga operacioni që bëri në krahë, transmeton lajmi.net.

Braziliani ishte më i miri në fitoren ndaj Juventusit për trofeun Gamber dhe Koeman ishte ndarë shumë i kënaqur nga paraqitja.

Paraqitja e mirë ndaj Juventusit nuk mbeti pa u kuptuar dhe Arsenal që e pëlqen që një kohë të gjatë do provojë ta transferojë.

Sipas Athletic, “Topçinjtë” e vlerësojnë lartë lojtarin që garanton që është zëvendësuesi i Bernd Lenos në rast që nevojitet.

Arsenal provoi ta transferonte Aaron Ramsdale, por negociata kanë ngecur dhe Neto tani shihet si alternativë.

Sidoqoftë, situata delikate e Barcelonës nga gjendja financiare mund të ndikojë që ta shesin para se të mbyllet afati veror./Lajmi.net/