Arsenal rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Newcastle

Pas dy humbjeve radhazi, Arsenal më në fund ka gjetur rrugën drejt fitores, duke mposhtur në udhëtim Newcastle United.

Sport

02/05/2021 16:56

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte Elneny që qysh pas gjashtë minutave realizoi pas asistimit të Aubameyang (6′).

Ndërsa, golin e dytë që doli të jetë i fitores e realizoi vetë gaboni (66′).

Pas kësaj fitore, Arsenal ngritët në pozitën e nëntë me 49 pikë, derisa Newcastle renditët në pozitën e 17-të me 36 sosh./Lajmi.net/