Arsenal përgatit ofertën e parë për Gabriel Jesus
Arsenali e ka gati ofertën e parë për sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus.
Sport
Mësohet se shuma fillestare që do të niset në drejtim të “Qytetarëve” do të ketë vlerën e 50 ose 60 milionë eurove, transmeton lajmi.net.
Mediet angleze, posaçërisht Daily Mail, e ka “trumpetuar” një marrëveshje në mes të palëve e cila pritet të konkretizohet të fund të sezonit.
Në garë për Jesus është edhe Milani, por “kuqezinjtë” po mendojnë edhe alternativa të tjera për vijën e sulmit. /Lajmi.net/