Arsenal në bisedime të avancuara për Ryan

Arsenal është në bisedime të avancuara me Brighton për portierin Mat Ryan.

Sport

21/04/2021 08:43

Australiani iu bashkua “Topçinjve” gjatë janarit huazim deri në fund të sezonit dhe ka impresionuar trajnerin Mikel Arteta, që ka vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në skuadër, përcjellë lajmi.net.

Sipas Football Insider, bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar mirë dhe janë afër të arrijnë marrëveshje për çmimin, që thuhet se do jetë me i ulët se 10 milionë euro.

Portieri Robert Sanchez është bërë portieri numër një te Brighton dhe trajneri Potter është i hapur ta lejojë Ryan të largohet në verë.

Ryan për Brighton ka bërë më shumë se 120 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur 27 herë./Lajmi.net/