Arsenal mund ta mbajë Odegaardin, vetëm nëse plotësohet ky kusht

Arsenal do të ketë shansin që të nënshkruajë përfundimisht me mesfushorin e talentuar Martin Odegaard, nëse kualifikohen në Evropë.

Sport

16/03/2021 10:57

22-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” në janar dhe ka nisur të gjejë formën e duhur, transmeton lajmi.net.

Pasi realizoi në dy ndeshje radhazi, trajneri Mikel Arteta dëshiron ta mbajë përgjithmonë në skuadër.

Sipas Mirror, klubi londinez do ishte në gjendje të plotësojë kërkesat për çmim të Realit vetëm nëse edicionin e ardhshëm luajnë në Evropë.

Arsenal renditët në pozitën e 10-të më tabelë, shtatë pikë prapa West Ham, që qëndron në vendin e pestë.

Skuadra e Artetas gjithashtu mund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëse fitojnë Ligën e Evropës këtë edicion./Lajmi.net/