Arsenal mëson sa kushton kartoni i Odegaardit
Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard ka pasur një rol të rëndësishëm që nga huazimi te "Topçinjtë".
Sport
Norvegjezi është bërë pjesë shumë e rëndësishme e planit të Mikel Artetas, andaj dhe klubi anglez është duke provuar të nënshkruajë përfundimisht me të, transmeton lajmi.net.
Pas gjashtë muajve te Arsenal, 22-vjeçari është rikthyer te Real Madrid, klub i cili është i hapur për shitjen për çmimin e duhur.
Sipas Defense Central, për kartonin e Odegaardit, Real Madrid kërkon hiq më pak se 60 milionë euro.
Kjo vlerë është mjaftë e lartë për Arsenalin, por duke marrë parasysh se do shesin disa nga yjet kryesorë, atëherë mund të arrijnë financat e duhura.
Ndërkohë, edhe Odegaard thuhet se është i gatshëm të qëndrojë te Arsenal nëse dy klubet gjejnë gjuhën e përbashkët./Lajmi.net/