Arsenal konfirmon lëndimin në ligamentet e gjurit të Xhakës, tre muaj jashtë fushës

Arsenal ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka ka pësuar lëndim në gju.

Sport

29/09/2021 11:48

Shqiptari pësoi lëndim vikendin e kaluar në fitoren ndaj Tottenham, transmeton lajmi.net.

Arsenal përmes një komunikate konfirmoi lëndimin në ligamentet e gjurit, ku do jetë jashtë fushë për tre muaj,

“Lëndim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Tottenham, skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka ka lënduar ligamentet”.

“Një konsultim me specialist ndodhi në Londër, ku u mësua se Graniti nuk ka nevojë për operim”.

“Shërimi i Granitit do nis menjëherë dhe synon të rikthehet në aksion për afro tre muaj”, shkruhet në komunikatë.

Kjo do jetë mungesë e madhe për Arsenalin, ngase siç dihet ka pasur rol kyç në formacionin e Mikel Artetas./Lajmi.net/