Arsenal i futet garës për Marco Asensio
Arsenal nuk ka mbyllur akoma hesapet në afatin kalimtar të verës. Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se Arsenal do të garojnë në ditët e fundit për të siguruar kartonin e spanjollit Marcos Asensio, përcjell lajmi.net. ‘Gunners’ duan të rrisin edhe më shumë opsionet për rotacione në formacion, pas një starti perfekt në Premier League.…
Sport
Arsenal nuk ka mbyllur akoma hesapet në afatin kalimtar të verës.
Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se Arsenal do të garojnë në ditët e fundit për të siguruar kartonin e spanjollit Marcos Asensio, përcjell lajmi.net.
‘Gunners’ duan të rrisin edhe më shumë opsionet për rotacione në formacion, pas një starti perfekt në Premier League.
Arsenal ka treguar shenja interesimi për Asensio tash e dy vite dhe tani është momenti më i mundshëm për të kryer transferimin.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë zyrtare që bind skuadrën e Real Madrid për të lëshuar lojtarin. /Lajmi.net/