Arsenal futet në garë për Coutinho – Aston Villa ka mundësinë e transferimit për 40 milionë euro

Philippe Coutinho po kthehet në një nga lojtarët që merr interesimin më të madh para merkatos.

Sport

24/03/2022 15:05

Ylli brazilian po kalon një periudhë mjaft të mirë te skuadra e Aston Villa, nën drejtimin e Steven Gerrard.

Forma e lartë e lojtarit ka bërë që edhe Arsenal të futen në garë për të. ‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Arsenal kanë kontaktuar përfaqësuesit e Coutinho, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ duan nënshkrimin e lojtarit gjatë merkatos së verës, por duhet të presin për vendimin e Aston Villa.

Aston Villa ka opsionin për të bërë blerjen permanente të Coutinho për 40 milionë euro, pasi lojtari është tek ata në formë huazimi nga Barcelona.

Coutinho kaloi një periudhë të vështirë te Barca, por ai po rigjen formën e tij. Deri tani, ai ka shtatë kontribute në gol, në 10 paraqitje. /Lajmi.net/