Arsenal e duan Marcus Thuram, Monchengladbach ia cakton çmimin

Borussia Monchengladbach është e gatshme të ndajë rrugët me Marcus Thuram.

Sport

25/04/2022 18:30

Sulmuesi francez ka qenë një nga lojtarët me formën më të mirë te Gladbach viteve të fundit, duke bërë që vëmendja për të të jetë e madhe.

‘The Athletic’ bën të ditur se gjermanët janë gati të mbledhin disa para nga kartoni i tij, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Monchengladbach nuk pranojnë më pak se 18-20 milionë euro për kartonin e Thuram.

Pas lojtarit që ka shënuar tri gola në 20 paraqitje këtë sezon janë edhe skuadra si Chelsea e Tottenham.

24 vjeçari do të jetë pa kontratë në vitin 2023 dhe Gladbach duan të dëgjojnë ofertat. /Lajmi.net/