Arsenal dhe Newcastle kërkojnë huazimin e Hazard

Dy ekipet e Premier Ligës, Arsenal dhe Newcastle kërkojnë huazimin e anësorit të Real Madridit, Eden Hazard.

Sport

27/03/2022 13:08

Hazard që nga transferimi i tij te Real Madridi, ka kaluar në mjaft vështirësi, për shkak të lëndimeve të shumta.

‘Los Blancos’ nuk janë të kënaqur me yllin belg, andaj mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës prestigjioze ‘AS’, Arsenali dhe Newcastle kanë shfaqur interesim për huazimin e anësorit të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Më parë vëllai i Hazard në një interviste, kishte thënë se Eden nuk mendon të largohet nga Real Madridi, deri në përfundimin e kontratës në vitin 2024.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se ku do të jetë e ardhmja e Hazard./Lajmi.net/