Arsenal, Cheslea dhe Man Utd në garë për lojtarin që kushton 69 mln euro
Tri skuadra të Premierligës i kanë hyrë garës për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Sport
Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Leicester City, Harry Maguire, i cili kushton 69 milionë euro, shkruan ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.
Dënimi i FIFA-s për Chelsean për ndalimin e transferimeve për dy afatet e ardhshme mund të nxjerrë jashtë garës skuadrën nga ‘Stamford Bridge’, ndërsa në anën tjetër, nëse Arsenal do të siguronte Ligën e Kampionëve do të kishte fuqi më të madhe financiare për të konkurruar për këtë transferim.
Serioz në shërbimet e Maguire janë shfaqur edhe ‘Djajtë e Kuq’, që po përmbyllin një sezon aspak të mirë në Premierligë, duke humbur mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Manchester United janë interesuar për Maguire edhe verën e kaluar, kur ‘Djajtë e Kuq’ drejtoheshin nga Jose Mourinho.
26 vjeçari që ka regjistruar edhe 18 paraqitje për Anglinë, në të kaluarën ka veshur fanellat e Wigan, Hull City dhe Sheffield United./Lajmi.net/