Arrihet marrëveshja, Rakitic bëhet me skuadër të re

Atletico Madrid thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me reprezentuesin kroat, Ivan Rakitic, dhe ai do të jetë lojtar i skuadrës nga ‘Wanda Metropolitano’.

Sport

04/03/2020 11:30

Ivan Rakitic ka humbur vendin e titullarit te Barcelona pas transferimit të Frenkie de Jong.

Nën kampioni i botës me Kroacinë, ka shprehur haptas pakënaqësitë për situatën e re, duke paralajmëruar largimin.

Është Marca që raporton se tashmë Rakitic ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, dhe nga muaji korrik do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.

Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus./Lajmi.net/