Arrihet marrëveshja për transferimin e Saliba tek Arsenal, këto janë detajet

Skuadra e Arsenal ka arritur marrëveshje për transferimin e William Saliba nga St Etienne.

Sport

19/07/2019 09:40

‘Gunners’ kanë arritur marrëveshje me 18 vjeçarin, i cili do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Londra.

Arsenal do të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit, i cili do të kthehet fillimisht si huazim në Francë, transmeton lajmi.net.

Saliba është një nga qendër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë, nga gjeneratat e reja.

Për disa javë me radhë, ishte skuadra e Tottenham që lidhej me transferimin e William Saliba, por lojtari duket se ka injoruar rivalët e Arsenal. /Lajmi.net/