Arrihet marrëveshja, City bën goditjen e parë këtë verë

Është arritur marrëveshja mes Juventusit dhe Manchester Cityt për transferimin e Joao Cancelos në ‘Etihad Stadium’.

Lajme

14/06/2019 15:08

Joao Cancelo do të jetë transferimi i parë i Manchester Cityt këtë verë.

Është Pep Guardiola që ka kërkuar transferimin e Cancelos, për t’ia rritur konkurrencën Kylian Walker në krahun e djathtë.

Sipas medieve angleze, kjo çështje është zgjidhur pas qëndrimit në Londër të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Cancelo te Manchester City do të përfitojë 5.4 milionë euro, rreth një milionë më shumë se sa merr te Juventus./Lajmi.net/