Arrigo Sacchi nuk kursen lëvdatat për Liverpool e Klopp – përmend edhe Guardiolan

Një nga trajnerët më të mirë të futbollit që ka prodhuar Italia, Arrigo Sacchi, ka komentuar punën e Jurgen Klopp.

Sport

07/12/2021 15:00

Trajneri italian është shprehur i mahnitur nga organizimi i skuadrës së Liverpool, duke përmendur edhe faktin se sa pak yje ka në skuadër.

Sacchi e sheh Liverpoolin si një grup jashtëzakonisht mirë të komponuar, dhe thotë se nëse do të ishin orkestër, do të ishin gjithmonë të komponuar në mënyrë perfektë.

“Një skuadër fantastike, pa asnjë super-yll. Skuadër e vërtetë. Sheh tek luajnë një për 11, teksa skuadra tjera luajnë 11 për vete. 80% të kohës ata lëvizin kur janë pa top. Nëse do të ishin orkestër, do të ishin të komponuar në mënyrë perfekte, në kohë perfekte”, ka thënë Sacchi, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka folur edhe për Jurgen Klopp e Pep Guardiola specifikisht, duke thënë se janë trajnerët që i duhen futbollit.

“Pep dhe Klopp janë dy nga më të mirët që i mundësojnë futbollit të eci para. Pa trajnerë si ata, futbolli vdes”, ishin fjalët e ikonës italiane.

Manchester City dhe Liverpool, nën urdhrat e Klopp e Guardiola prijnë Premier Leaguen aktualisht, me Cityn që ka 35 pikë në pozitën e parë, derisa Liverpool ka 34 në pozitën e dytë. /Lajmi.net/