Arrestohet vushtrriasi që nuk respektoi masat e vetizolimit

Një person është arrestuar në Vushtrri për veprën “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

Lajme

01/06/2020 09:33

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së shtunës në ora 22:00 në qytetin e Vushtrrisë është arrestuar një person për veprën “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/