Arrestohet Ramush Haradinaj në Slloveni

Është arrestuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Lajme

17/06/2015 14:40

Arrestimi i Haradinajt ka ndodhur si shkak i një fletë-arresti ndërkombëtar të autoriteteve serbe të lëshuar në vitin 2006.

Këtë e ka konfirmuar edhe subjekti i tij politik, përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë AAK-së:

Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.

AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si te policisë serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves.

AAK kerkon veprim te menjehershem per lejimin e z. Haradinaj ne udhetimin e tij drejt Prishtines, dhe e konsideron kete ndalim tendence te qellimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson z. Haradinaj.

Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe dmeantuar disa here dhe ne forma te ndryshme.