Arrestohet prishtinasi, iu gjet dhe sekuestrua kokainë në vlerë 22 mijë euro

Policia e Kosovës përmes aksionit të quajtur “Shpërndarësi 2” ka arritur që sot të identifikojë një person të dyshuar për trafikim të lëndëve nartkotike. PK-ja bën të ditur se në orët e pasditës sot i është kontrolluar shtëpia të dyshuarit Sh.R., viti i lindjes 1997, ku i janë gjetur edhe gjashtë paketime me substancë që…

Lajme

02/06/2023 18:37

Policia e Kosovës përmes aksionit të quajtur “Shpërndarësi 2” ka arritur që sot të identifikojë një person të dyshuar për trafikim të lëndëve nartkotike.

PK-ja bën të ditur se në orët e pasditës sot i është kontrolluar shtëpia të dyshuarit Sh.R., viti i lindjes 1997, ku i janë gjetur edhe gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme.

Bëhet e ditur se vlera e kokainës së konfisuar është rreth 22 mijë euro.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.