Arrestohet presidentja e larguar e Koresë së Jugut

Ish presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është arrestuar pas skandalit të korrupsionit, i cili edhe e rrëzoi nga pozita, shkruan BBC.

Bota

30/03/2017 22:14

Geun-hye akuzohet që ka lejuar shokun e saj, Choi Soon-sil, të zhvasë para nga kompani të ndryshme në shkëmbim të favoreve politike.

Park e cila është larguar nga pozita e presidentes në fillim të muajit, ka mohuar këto akuza.

Ajo është presidentja e tretë që është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale. /KK/