Arrestohet personi i kërkuar për sulm ndaj personit zyrtar
Pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal Për Hetime DRP –Pejë, dhe një bashkëpunimi me qytetarët, është arritur të arrestohet personi i kërkuar nga policia.
Lajme
17/04/2021 14:49
Driton Podrimqaku i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë, i cili është publikuar si person i kërkuar me datë 13.04.2021, për veprën penale :sulm ndaj personit zyrtar” është arrestuar sot. /Lajmi.net/