Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për veprën penale “Grabitje”

Sot gjatë ditës Njësitet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Prizren. Person i dyshuar (O.H), 20 vjeçar, është arrestuar pasi ndaj të njëjtit janë mbledhur prova të mjaftueshme se me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ në Prizren tek tyrbja afër QKMF-së ka grabitur me…

Lajme

27/07/2024 18:01

Sot gjatë ditës Njësitet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Prizren.

Person i dyshuar (O.H), 20 vjeçar, është arrestuar pasi ndaj të njëjtit janë mbledhur prova të mjaftueshme se me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ në Prizren tek tyrbja afër QKMF-së ka grabitur me forcë një qafore ari dhe një lirë nga viktima (S.M).

Sipas (S.M), vlera e tyre arrin vlerën 1000 euro.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’./Lajmi.net