Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në kryeqytet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47, pesë karikatorë dhe…

Lajme

06/08/2025 23:08

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në kryeqytet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47, pesë karikatorë dhe sasi të municionit, raporton lajmi.net

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizuar i armëve”.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/