Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se hodhi nga vetura rreth 78 gramë hashash

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 20:10 në rrugën “B”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari dyshohet se ka hedhur nga vetura një…

Lajme

08/03/2026 08:50

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 20:10 në rrugën “B”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari dyshohet se ka hedhur nga vetura një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash.

Pas konfiskimit dhe matjes, substanca ka rezultuar të ketë peshë 77.88 gramë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.