Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i Besimit”

Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “ Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka zbuluar se personi me inicialet B.K me qëllim të përfitimit dobive pasurore ka keqpërdorur…

Lajme

02/07/2024 16:31

Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka zbuluar se personi me inicialet B.K me qëllim të përfitimit dobive pasurore ka keqpërdorur mijëra euro me autorizim të viktimës, duke i pranuar ato në llogarinë e tij bankare.

I dyshuari këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tijat personale.

Ai është intervistuar në prani të avokatit dhe pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Mbi bazën e veprimeve B.K dyshohet për veprën penale:

– ‘Keqpërdorim i Besimit’, neni 330  KPRK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i Besimit’

Prishtinë, 27 Qershor 2024

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, kemi zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari  i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare.

Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit,  (tani më të dyshuarit) (B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.

I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me Aktvendim të prokurorit PTH-Gjilan  është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartë cekur kanë kryer vepra penale:

– ‘Keqpërdorim i Besimit’, neni 330  KPRK-së./Lajmi.net