Arrestohet një person në Ferizaj, vodhi dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta – Inicohet rast ndaj atyre që i blen
Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin Sipas Policisë, i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë…

Lajme
Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin
Sipas Policisë, i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.
”Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë. Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/